Denoncimi/ “Ky është përbindëshi që do të shkatërrojë Korçën …

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar ditën e sotme një investim që do të kryhet në Korçë. Bëhet fjalë për një termocentral 500 megavatësh për të ngrohur dhe furnizuar me energji qarkun, me një kosto 350 mln euro.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se projekti “Rama- Peleshi- File është tipik mafioz”. Janë jo të paktë njerëzit që kundërshtojnë këtë ndërtim.

Duke iu referuar denoncimit te Berisha, sipas një sondazhi online, 92% e korçarëve rezultojnë të jenë kundër ndërtimit të TEC-it. Gjithashtu, Berisha shton se kemi të bëjmë me një përbindësh që do të denatyrojë Korçën, dhe që është një projekt mafioz i bërë nga Rama e Peleshi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne