Denoncimi me dokumenta/ Deputeti i Ramës 17 milionë lekë energji të papaguar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur nga qytetarët se deputeti i PS-së, Alket Hyseni ka një shumë të konsiderueshme parash pa paguar të energjisë elektrike.

Qytetari e fakton me dokumenta ku shprehet se “Alket Hyseni së bashku me Sheme Lulon kushëririn e tij dhe njëkohësisht drejtori i ujësjellësit Sarandë rezultojnë debitor në OSSHE në shumën e 17 milionë lekëve.

Kujtojmë, se gjatë qeverisjes së Edi Ramës shumë qytetarë janë futur në qelitë e burgut për shuma 30-40 mijë lekëshe të papaguar te OSHEE.

Postimi i Berishës:

Mafiozi Alket Hyseni se bashku me kushuririn nuk paguajne energjine, akuzohen per 17 milione lek borxh OSHEE!

Lexoni mesazhin shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha. Alket Hyseni sebashku me Sheme Lulon kusheririn e tij dhe njekohesisht drejtori i ujesjellesit Sarande rezultojne debitor ne OSSHE ne shumen e 17 miljone lekeve./Boldnews

  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne