Denoncoi Ervin Demon dhe Blerina Gjylametin për plagjiaturë, Rama e bën zëvendësministër

Me vendim qeverie studiuesi Taulant Muka është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Muka do të marrë vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit.

Taulant Muka është personi i cili denoncoi Ervin Demon dhe deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti për plagjiaturë. Këto akuza u bënë shkas që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne