Deputetët evropianë dënojnë ndërtimin e kolonive izraelite

Deputetët evropianë i kërkuan sot Izraelit t’i japë fund menjëherë ndërtimit të kolonive të reja hebreje në territoret palestineze, një politikë që sipas tyre rrënon çdo perspektivë për paqe në Lindjen e Mesme.

Në një rezolutë të miratuar në Strasburg, Parlamenti Evropian rikonfirmoi mbështetjen e fortë për një zgjidhje të konfliktit izraelo-palestinez bazuar një bashkëjetesën e dy shteteve, në bazë të kufijve të vitit 1967. Duke nënvizuar rëndësinë e një rifillimi sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave mes palëve, Parlamenti Evropian dënoi politikën e vazhdueshme të kolonizimit dhe u kërkon autoriteteve izraelite t’i japin fund menjëherë vendbanimeve të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe të angazhohen akoma më shumë për perspektivat për një zgjidhje të bazuar në bashkëjetesën e dy shteteve të pavarura./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne