Deputetët evropianë kërkojnë tërheqjen e ambasadorit të BE nga Riadi

56 deputetët të Parlamentit të Evropës kanë kërkuar që të tërhiqet ambasadori i BE nga Arabia Saudite për shkak të dosjes rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Marietje Schaake, deputetja holandeze e Parlamentit Evropian, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar se ajo dhe 55 kolegë të saj në Parlamentin Evropian i kanë dërguar një letër znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, ku i kanë kërkuar që duke marrë parasysh nevojën për shqyrtimin dhe hetimin e pavarur në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi si dhe rreth shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut nga ana e Arabisë Saudite, të thërrasë ambasadorin e BE në Riad.

Jamal Khashoggi, gazetari kritik i regjimit AL Saud, është zhdukur që nga 2 tetori pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë dhe 18 ditë më vonë regjimi Al Saud nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pranoi se ai ishte vrarë si pasojë e një përleshje me një person brenda në konsullatë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne