Bota

Deputetët gjermanë kritkojnë planin e SHBA-së për tërheqjen e trupave

Dy deputetë gjermanë konservatorë kanë kritikuar vendimin e SHBA-së për tërheqjen e më shumë se një të katërtën e trupave amerikane të vendosura në Gjermani.

“Wall Street Journal” raportoi të premten se presidenti Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani për 9.500. Aktualisht, atje janë 34.500 pjestarë të forcave amerikane të caktuara me shërbim të përhershëm në Gjermani, si pjesë e një marrëveshjeje afatgjate me aleatin e Amerikës në NATO.

Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Media Group e Gjermanisë, deputeti Norbert Roettgen tha se tërheqja e tillë e trupave do të ishte “për keqardhje të madhe”.

Roettgen, anëtar i bllokut të qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, i cili kryeson komitetin e politikës së jashtme të parlamentit gjerman, u citua të ketë thënë se ai nuk mund të sheh “ndonjë arsye faktike për tërheqjen” dhe se ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në Gjermani.

Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, tha se vendimi i SHBA-së për tërheqjen e trupave pa u konsultuar me aleatët e tij të NATO-s “tregon edhe një herë se administrata Trump neglizhon detyrat themelore të udhëheqjes”.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi Wadephul se ka thënë që nga mosmarrëveshjet brenda aleancës perëndimore do të përfitonin Rusia dhe Kina./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA