Deputeti 500 mijë eurosh i PD-së, Goni i plehrave, bëhet gaztori i Lali Erit

Deputeti i sotëm i PD-së Agron Shehaj u bë i njohur kur Lulzim Basha e ngatërroi kandidatin e vet nr. 1 në Qarkun e Vlorës, direkt në emisionin e Blendi Fevziut, në qershor, duke e quajtur nipi i Sulo Shehut, një biznesmen njohur demokrat në Vlorë. Agron Shehaj nuk është nipi i Sulo Shehut dhe nuk ka asnjë lidhje me të. Me këtë gafë që bëri Basha tregoi se nuk njihte as kandidatin e parë të listës së partisë së tij në Qarkun e Vlorës.

Normale sepse paratë i kishte marrë kunati për ta vënë Gonin të parin në listë, 500 mijë euro. Akuze kjo e hedhur shpesh ne  media por me shume e permendur nga demikratet ne baze.

Goni e bleu mandatin e deputetit sepse kërkon ta përdorë atë për të sjellë plehra nga Italia, pasi u lejua përsëri me ligj sjellja e mbetjeve në Shqipëri. Në Vlorë që kur e prezantoi Basha, e quajtën Goni i Plehrave.

Goni është një njeri që nuk ka miq në PD, miqtë i ka në PS dhe mikun më të madh ka Erion Velinë. Por Lali Eri tallet me Gonin dhe e përdor atë si letër higjenike. Lali Eri i jep lajme të rreme Gonit që ky t’ i thotë për të bërë diversion në PD. Kështu Lali Eri i tha Gonit se Majlinda Bregu do të bëhej ministre në qeverinë e re të Ramës. Dhe Goni doli e tha që Rama le të marrë edhe Astrit Patozin përveç Majlindës.

Mendoi Goni se me këtë deklaratë do të kompensonte faktin që është një UFO në PD. Por Rama nuk e mori Bregun, madje as ia propozoi se e dinte që ajo nuk hynte në qeverinë e tij. Aq më pak Rama dëgjoi sugjerimin e Gonit të plehrave që të merrte edhe Patozin. Rama e dinte se Patozi nuk do të pranonte nëse ia sugjeronte që të hynte në qeveri.

Lali Eri tregon se si u tall me deputetin 500 mijë eurosh të PD-së, ndërsa Goni është vënë në rolin e Kaubojsit, që iku nga parlamenti, dhe ka nisur të konkurojë me Nard Ndokën që deri tani mbahej si mbreti i gafave.

Tani Goni i Plehrave fitoi që pa shkelur në parlament patentën e gaztorit të politikës shqiptare. Atij nuk i bëhet vonë kuptohet me kusht që Lali i Eri ta ndihmojë që të marrë një llokmë të madhe nga plehrat që do të vijnë në Shqipëri. Se Goni i Plehrave pagoi 500 mijë euro për mandatin e deputetit që të fitojë 15 milionë euro më e pakta. Lum demokratët e Qarkut të Vlorës që votuan PD-në se kë kanë çuar në parlament, deputetin që para se të ulet në karrigen e tij në parlament është bërë qesharak. Me deputetët si Goni i Plehrave PD do të marshojë nga fitorja në fitore nën drejtimin e Kunatit të Lulit dhe me Lulin që edhe vjen ndonjëherë nga Hollanda për t’ u marrë me punët e partisë./CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne