Deputetja greke kërkon falje për Kacifas

Parlamenti i Greqisë ka mbajtur një minutë heshtje për ekstremistin e vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë shqiptare më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Mediat greke e raportojnë këtë zhvillim si një seriozitet të politikës greke, ndërkohë që në Bularat u vra një preson që rrezikoi me gjeste terroriste jetën e policisë dhe të banorëve të komunitetit grek.

Por jo të gjithë deputetët e dhomës së përfaqësuesve në parlamentit grek kanë rënë dakord me homazhet për atë që cilësohet si terrorist.

Aneta Kavadia, deputete e partisë që ka shumicën qeverisjes SYRIA, ka deklaruar se qëndrimi i deputetëve të opozitës për një homazhet ndaj Kacifas, nuk është qëndrim i Parlamentit grek.

Ajo u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për atë që ka ndodhur sot, duke u shprehur se parlamenti nuk e ka hedhur në votim mbajtjen e një minutë heshtje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne