Deputetja shpërthen në ulërima në parlament kur merr vesh se i kanë vrarë vajzën (video)

Deputetja meksikane Carmen Medel Palma,  ka nisur të qajë dhe të bërtasë gjatë një seance parlamentare, pas marrjes së një telefonate ku e  informonin se vajza e saj 22 vjeçare ishte vrarë. 

Carmen Medel Palma, mori lajmin e keq, që vajza e saj 22 vjeçare, Valeria Cruz Medel, ishte qëlluar nëntë herë në momentin kur ajo ka qënë duke u ushtruar ne palestër. Vajza e deputetes, ishte ngatërruar nga vrasësi me të dashurën e një banditi, sepse kishin ngjashmëri në pamje dhe frekuentonin të njëjtën palestër. Pra, ajo nuk ishte shënjestra e atentatit, por bëhet fjalë për një ngatërresë. 

Deputetja 59-vjeçare,  nisi të qajë dhe ulërasë,  pas marrjes së lajmit, ndërsa kolegët e saj u përpoqën ta ngushëllonin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iF5B_uIFVww]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne