Dëshmia/ I moshuari bëhet tym: Si më grabitën 4 mijë euro brenda furgonit në Vlorë

Mes pasagjerëve të grabitur në furgonin e linjës Firence-Vlorë që erdhi me target mëngjesin e sotëm ishte edhe një i moshuar, i cili ka humbur 4 mijë euro. Ai ka rrëfyer se grabitësit ishin katër persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe dy të tjerë me pistoleta, e njëkohësisht të maskuar. I moshuari thotë se kanë vepruar me shpejtësi, e pas grabitjes janë larguar me dy makina.

Sa veta ishin?

Ishin katër veta, dy me automatik, dy me kobure

Me maska ishin?

Po me maska

Ty sa lekë të morën?

4 mijë euro…Dëfrimi (shoferi) i kishte futur në xhep, sa të mi jepte mua ndërhynë ata dhe ia morën nga xhepi

Iu morën edhe personave të tjerë?

Të gjithëve çfarë kishim na i morën

Sa lekë kishin të tjerët?

Këtë nuk e di tamam

Pastaj me çfarë u larguan?

Hipën në makina, pamë dy makina me të cilat u larguan

Si ndodhi grabitja

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit rreth orës 09:00 minuta, sapo furgoni kishte parkuar për të zbritur pasagjerët. Autorët kanë mbërritur me dy makina dhe nën kërcënimin e armëve kanë zhvatur të gjitha të hollat që mbanin me vete pasagjerët e ardhur nga Italia me furgonin e linjës Firence-Vlorë.

Sipas burimeve të Report Tv autorët kanë rreth 10 mijë euro nga pasagjerët e furgonit që drejtohej nga Dëfrim Balili. Por vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë dy prej grabitësve.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne