Dështon tryeza për Presidentin e ri të Kosovës, Isa Mustafa paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa disa javë më parë paralajmëroj organizmin e një tryeze me partitë politike për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Por deri tani nuk ka diçka konkrete në realizimin e këtij takimi ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë.

Kreu i LDK-së, ka thënë se nuk ka gatishmëri të partive politike për një tryezë e tillë, raporton Telegrafi.

“Jam në kontakte me subjektet politike parlamentare, përveç LVV-së. Nuk ka akoma një gatishmëri për tryezë në të cilën merr pjesë edhe opozita ose një pjesë e saj”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa më tej shtoi se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo ndonjë kandidat tjetër. Ai theksoi se në këtë situatë jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve.

“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, u shpreh Mustafa për Telegrafin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne