Detajet/ Tre nga autorët e grabitjes në Fier janë nga Puka, i plagosuri qëlloi i pari

Mësohen detaje të reja për tentativën e grabitjes që ndodhi rreth orës 3:00 të natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin në banesën e Minella Mucës.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë e cila mbërriti në vendngjarja u qëllua për vdekje një nga grabitësit dhe një tjetër u plagos. Mësohet 3 nga autorët janë nga Puka duke përfshirë edhe viktimën, ndërsa njëri nga Fieri.

Grabitësi që mbeti i plagosur nga policia, Arben Muça ka që qëndruar me kallash tek porta dhe ka hapur zjarr i pari ndaj ndaj policisë. Autori tjetër qëlloi me dy pistoleta ndaj policisë, por mbeti i vrarë.

I plagosuri, Arben Muça ka të njëjtin mbiemër me familjen ku u tentua të grabitej, por nuk dihet nëse kanë lidhje fisnore. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave të tjerë të cilët kanë arritur të largohen pas përplasjes me armë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne