“Dhëndri i Fatmir Xhafajt dhe Erion Veliaj”, zbulohet mega-skandali:Ja kush fshihet pas gjendjes skandaloze të konvikteve (DOKUMENTE)

Një nga kërkesat e studentëve që sot vijojnë në ditën e 12-të të protestës së tyre është dhe gjendja e konvikteve në qytetin studenti, që shumë prej tyre e ka kthyer gjumin në një makth.

Po nëse qeveria premton zgjidhjen, vetëm përmes dialogut, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar fajtorët e gjendjes së konfikteve.

Tre nga emrat që administrojnë sot godinat e qytetit studenti janë: Erion Veliaj, dhëndri i ish-ministrit Xhafaj, Ditjon Baboçi, si dhe Plarent Ndreca, ish-këshilltari i ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Reagimi i Zhupës:

Kushti i 6 i studenteve lidhet me mjerimin qe kane ne konvikte dhe ne Tirane kjo gjendje ka vules Erjon Veliaj dhe dhendrit te Fatmir Xhafes, vartes i tij.

Mjerimi i konvikteve te Qytetit Studenti e ka emrin Erjon Veliaj, administratori i 100% te aksioneve te kesaj shoqerie publike. Nje nga kushtet e studenteve lidhet pikerisht me shkaterrimin total te mundesise per jetese dinjitoze ne konvikte. Konviktet jane turpi i keqmenaxhimit te bashkise Tirane dhe nderkohe Veliaj na thote qe eshte dakort me studentet!!!

Me VKM nr.335, date 4.5.2016 kjo shoqeri administrimi ka kaluar nga varesia e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik , Turizimit , per tek Bashkia Tirane me qellim per te rritur me shume efikasitetin e manaxhimit te ketyre godinave.

Me vendimin nr. 27004 date 8.9.2016

Veliaj ka zgjedhur treshen e tij si Bord te Administrimit. Skema e keqmenaxhimit ka si Bord Administrimi: dy drejtore te Erjonit, dhendrin e Fatmir Xhafes Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish sekretarin e pgj te Lindita Nikolles, sot Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Kjo treshe e perzgjedhur nga Erioni Betoni eshte ne krye te administrimit, me pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueshme te qytetit studenti dhe abuzimin me miliona me tenderat. Sipas KLSH ne raportin e saj te auditimit ky institucion evidentohet per abuzimet me fondet publike dhe demin qe i shkakton buxhetit te shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne