Dhjetëra kolonë hebrenj hynë në kompleksin Al-Aksa

Dhjetëra kolonë hebrenj më forcë hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Kudsit, tha një zyrtar nga Vakëfet Islamike të Kudsit.

“Nëntëdhjetë e tetë kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks që nga mëngjesi, të shoqëruar nga policia izraelite”, tha për AA një zyrtar.

Ai tha se kolonët hynë përmes Portës së kompleksit Al-Mugharbah ndërsa më shumë kolonë pritet të hyjnë në kompleks gjatë ditës për të kryer ritualet e tyre.

Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë për muslimanët ndërsa hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli okupoi Kudsin Lindor në të cilin ndodhet Al-Aksa gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967.

Në një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytetin e “përjetshëm dhe të pandarë të shtetit të hebrenjve”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne