Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer: Me BE-në dhe SHBA-në nuk jemi rivalë, qëllimi është arritja e marrëveshjes mes vendeve

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari pecial evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë ditën e sotme se se SHBA dhe BE nuk janë kundërshtar dhe se synimi i tyre është i njëjtë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka thënë gjatë një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), ku ka shtuar se se SHBA do të amgazhohet në rajon dhe kjo do të bëhet për të siguruar qëllimin përfundimtar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se së fundmi, raportuesja e PE-së për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, në një video të ndarë në rrjetet sociale ka thënë se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të lidhet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne