Dialogu Kosovë-Serbi/ Pas takimit me kongresmenin amerikan, Vuçiçi pret në Presidencë Miroslav Lajçak!

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd. Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 12:00.

Ndërsa para takimit me Lajçak, Vuçiçi ka zhvilluar një takim edhe me kongresmenin amerikan Michael Turner.
Lajçak ndodhet në Beograd pasi mori pjesë në Forumin strategjik “Bled 2023”. Gjithashtu para dy ditësh u takua edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa në shtator pritet të ketë edhe një takim të nivelit të lartë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne