Shqiperia

Digjnin furra gëlqerore, procedohen 4 persona në Krujë

Katër persona janë proceduar në Krujë pasi u kapën duke djegur furra gëlqerore të cilat ndotin ajrin.

Saktësisht furrat të cilat digjeshin nga të proceduarit ndodhen në Krastë, Halil dhe në Krujë.

Policia pas ka konstatuar djegien e furrave ka procesuar 50- vjeçarin B.C, 57- vjeçarin B.V, 53- vjeçarin A.H, dhe 71- vjeçari M.S.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. C., 50 vjeç, B. V., 57 vjeç, A. H., 53 vjeç dhe M. S., 71 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në fshatrat Krastë dhe Halil, Krujë, duke djegur furra gëlqerore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ BW

OPINIONE

INTERVISTA