Dijetarët e Palestinës: Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin një “kërcënim” ndaj besimit islam

Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin është një kërcënim për besimin e të gjithë muslimanëve, tha dje Shoqata Ndërkombëtare e Dijetarëve Muslimanë.

Në një deklaratë, një kopje e së cilës i është dërguar MEMO-s , shoqata tha: “Pranimi i vazhdueshëm i normalizimit me armikun sionist ka për qëllim sabotimin e besimit të Ummetit musliman”.

Kjo do të thotë që Palestina te vazhdojne të jetë e pushtuar dhe kjo “vjen në kurriz të jetës së popullit palestinez”, vazhdoi deklarata.

Normalizimi i lidhjeve mund të jetë i mundur pas një “marrëveshje pajtimi të caktuar ose të pacaktuar” dhe kjo “duhet të jetë” e bazuar në interesat e të shtypurve, shtoi ajo.

Çdo marrëveshje që pranon të drejtat e palestinezëve ose komprometon besimet e tyre është “e pavlefshme”, tha grupi, duke cituar marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara me okupatorin izraelit të cilat “nuk ishin më shumë se poshtërim dhe turperim”./ MEMO/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne