Dijetarët islamë dënojnë ribotimin e karikaturave anti-islame

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë dënoi sot ribotimin karikaturave fyese të Profetit Muhamed nga ana e revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

“Ata që fyejnë Profetin Muhamed, i cili predikoi mirësi, drejtësi dhe liri, nuk kanë asnjë moral dhe nder”, tha Ali al-Qaradaghi, sekretari i përgjithshëm i Unionit.

Në deklaratën e publikuar në gjuhën arabe, thuhet se revista ka ekspozuar përsëri moralin e vërtetë të shoqërisë së saj dhe se dëshiron të ri-interpretojë konceptet e sekularizmit, të drejtave të njeriut dhe lirisë.

Al-Qaradaghi tha se muslimanët nuk do t’i përgjigjen injorancës së tillë me injorancë, duke theksuar se as revista dhe as drejtuesit e revistës nuk mund të kuptojnë kurrë statusin e çmuar të Profetit Muhamed.

Ai tha se muslimanët janë mbrojtës të mirësisë dhe ideve të drejta, jo të së keqes dhe besojnë në respektimin e shenjtërisë së të gjitha besimeve fetare.

Pavarësisht kritikave dhe dënimeve, revista franceze ka botuar karikatura që fyejnë Islamin dhe Profetin Muhamed disa herë që nga viti 2006./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne