Dijetarët islamë dënojnë shkarravitjen e Kuranit të Shenjtë

Unioni Botëror i Dijetarëve Islam (IUMS) dënoi sot shkarravitjen e Kuranit të Shenjtë në Skandinavi.

Shkarravitja e Kuranit të Shenjtë është një “nxitje e terrorizmit dhe nënçmim i vlerave të shenjta”, u shpreh Ali al-Qaradaghi, sekretar i përgjithshëm i IUMS-së në rrjetet sociale.

Në një protestë anti-islame të shtunën në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, të organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë Stop Islamizimit të Norvegjisë (SION), një protestues grisi faqet e Kur’anit dhe i pështyu.

Të Premten e kaluar, në Malmo të Suedisë, një kopje e Kuranit u dogj gjithashtu nga mbështetësit e racistit danez Rasmus Paludan, udhëheqësi i partisë anti-islame Drejtimi i Ngushtë (Stram Kurs).

Al-Qaradaghi gjithashtu u bëri thirrje muslimanëve të ndiqnin me përpikëri mësimet e Islamit dhe të mos i përgjigjeshin ekstremizmit me ekstremizëm.

Duke u bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprimet e nevojshme, Al-Qaradaghi tha se incidenti nuk dëmton Kuranin e Shenjtë, por autorin.

Al-Qaradaghi theksoi se përgjigja e parë ndaj incidentit duhet të jetë vendosja e një konsensusi islamik për ndjekjen e Kuranit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne