Diktatori Edi Rama njofton shtetrrethimin total, mbyllen furrat e bukës, farmacitë dhe dyqanet

Në kuadër të përmbushjes së planit të tij për të izoluar shqiptarët njësoj si në kohën e diktaturës, Rama pasi ka njoftuar se do ta kthejë të gjithë vendin në karantinë ka nxjerrë në rrugë edhe ushtrinë që të terrorizojë qytetarët që nuk i binden.

Madje për ta bërë edhe më tmerruese situateën ai ka vendosur edhe mbylljen e bizneseve që deri dje ishin të hapura. Sot pas orës 13:00 gjithcka në vend është e mbyllur duke përfshirë edhe furrat e bukës, farmacitë dhe ushqimoret.

Rama ka thënë se ushtria do të jetë në terren dhe do të përdorë edhe gazinlotsjellës për të tmerruar cdo njeri që thyen rregullat e tij. Në fakt më mirë do të ishte që shpenzimet ushtarake që po bën ti kthente në ushqime për familjet e varfëra që në vendin tonë janë me shumicë.

“Ushtria dhe policia do përdorin forcën, ujin e deri te gazi lotsjellës, nëse është nevoja, duke parë se si një tufë të papërgjegjshmish hapërdahen lart e poshtë pa pikën e turpit. Kush se ka marrë vesh akoma se kjo është një luftë botërore, ku kemi fatkeqësinë të përballemi me një armik të tmerrshëm, do duhet ta marrë vesh me pahir. Kush më shkruan për fukarenjtë se nuk rrinë dot brenda se nuk kanë bukë, të mos bëjnë sikur shqetësohen për fukarenjtë, por ta mbledhë mendjen top, se sot nuk kërcënohemi për shkak të urisë, por për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë iphone dhe nuk kanë dëngla për të shitur në rrjetet sociale”, tha Rama./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne