“Diplomatët e Iranit dhe SHBA-së janë takuar në Oman”

 Deputeti kontrovers i Iranit, Kerimi Kuddusi ka deklaruar se diplomatët amerikanë dhe iranianë janë takuar në Oman.

Ish-komandanti i ushtrisë së Iranit “Mbrojësit e Revolucionit” dhe anëtari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Kerimi Kuddusi deklaroi se diplomatët amerikanë dhe iranianë janë takuar në Oman për të mbajtur kontaktet dhe të vazhdojnë bisedimet me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Kuddusi theksoi se pretendimet e tij i mbështet në burime shumë të sigurta.

Ministria e Jashme e Iranit më pas doli me kumtesë sipas të cilës hodhi poshtë pretendimet e Kuddusit, duke i cilësuar si të pabaza.

“Lidhur me këtë çështje Irani fuqishëm i përmbahet politikave që ka caktuar udhëheqësi suprem fetar Ali Khamenei ndërsa veçanërisht ndaj qëndrimit me SHBA-të, prandaj në këtë aspekt nuk ka mundësi të bëhet asnjë hap para ose prapa”, thuhet në kumtesë.

Më 8 maj të këtij viti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe i riktheu sanksionet. Duke iu referuar shkeljes së marrëveshjes së miqësisë të vitit 1955, Irani ka ngritur padi kundër SHBA-së në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne