Diplomati i Vatikanit akuzohet për shperndarje të pornografisë me të mitur

Policia kanadeze ka lëshuar një urdhër arresti për një diplomat të nivelit të lartë të Vatikanit i dyshuar për ngarkim në internet të pornografisë me të mitur një kishë në Ontario gjate festave të Krishtlindjes.

Sipas policisë në Windsor, Ontario, Carlo Capella, 50 vjeç, thuhet se ka hedhur pornografi me të mitur në një rrjet social ndërkohë që ka vizituar një vend adhurimi dhjetorin e kaluar.

“Në shkurt të vitit 2017, Njësia e Shërbimit Policor për Shfrytëzimin e Fëmijëve në Windsor mori informacion nga Qendra Kombëtare e Koordinimit Kombëtar të Shfrytëzimit të Fëmijëve të Policisë Mbretërore Kanadeze që tregonte se një i dyshuar në qytetin Windsor dyshohet se kishte ngarkuar pornografi të fëmijëve duke përdorur një faqe të rrjeteve sociale” shpjegoi policia.

Capella kërkohet me akuza për akses, posedimin dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve tha policia. Vepra penale ndodhi midis 24 dhjetorit dhe 27 dhjetorit.

CBC raporton se në pornografi nuk beson të jenë përfshirë fëmijë nga zona .

Capella është një diplomat i Vatikanit në Uashington dhe kohët e fundit është sjellë në vëmendje pasi Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kishte “shkelje të mundshme të ligjeve në lidhje me imazhet pornografike të fëmijëve” prej njërit nga diplomatët e saj në Uashington. Ndërsa Departamenti i Shtetit nuk e identifikoi Capellën, atë e bëri agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila u konfirmua më vonë nga media të tjera.

Capella ka imunitet diplomatik, që do të thotë se ai nuk mund të ndiqet penalisht në SHBA. Vatikani refuzoi një kërkesë për ti hequr Capellës imunitetin e tij dhe tha se po hetonte rastin. Është ende e paqartë nëse Vatikani po heton rastin në Windsor si një incident i veçantë në lidhje me pornografinë e fëmijëve.

Dioqeza e Londrës konfirmoi se i ndihmoi autoritetet në një hetim të “shkeljes të mundshme të ligjeve të pornografisë së fëmijëve duke përdorur një adresë kompjuteri në një kishë lokale”, tha zëdhënësi Nelson Couto në një deklaratë, raporton Windsor Star. “Asnjë koment i mëtejshëm nuk bëhet ose do të mund të bëhet, pasi Shërbimi Policor i Windsorit i ka kërkuar Dioqesës së Londrës që të mos diskutojë mbi hetimin”.

 

Capella lindi në Itali dhe u bë prift në vitin 1993 përpara se të hyjë në Vatikan në vitin 2004. Ai është dërguar në Indi dhe Hong Kong.

Kisha Katolike është zhytur në skandalet e abuzimeve seksuale që përfshijnë gjenerata në të gjithë botën.

 

Papa Françesku ka thënë se do të përdorë një politikë zero tolerancë mbi abuzimet brenda kishës, por është akuzuar se po lëviz shumë ngadalë për çështjen. Një ligj i vitit 2013 i nënshkruar nga Papa për krimet që lidhen me pornografinë e fëmijëve thotë se krimet, “edhe nëse kryhen jashtë vendit”, mbartin një dënim me burg deri në 12 vjet./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne