Bota

Diskriminimi ndaj pakicave etnike në shkollat në Holandë është rritur 68%

Bordi i Inspektimit, që varet nga Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës e Holandës, publikoi një raport në lidhje me ankesat, që i janë drejtuar inspektorëve të sigurisë në shkolla, për periudhën 2017-2018.

Në raport bëhet e ditur se gjatë periudhës së sipërpërmendur, rastet e diskriminimit ndaj pakicave etnike në shkolla “me një rritje të lartë” ka arritur në 42 dhe në periudhën me parë ka qenë 25.

Sipas kësaj, në raport theksohet se në dritën e këtyre të dhënave, diskriminimi ndaj pakicave etnike në shkollat në Holandë është rritur 68%.

Në raport bëhet e ditur se abuzimi seksual në shkolla sipas periudhës së mëparshme, nga 100 është rritur në 134 ndërsa ngacmimet seksuale nga 247 kanë rënë në 203.

Pothuajse gjysma e ankesave të bëra për ngacmimet seksuale ndaj nxënësve kanë qenë kundër mësuesve ose personelit të shkollës dhe kjo rritje është shqetësuese, bëhet e ditur në raport./ trt

OPINIONE