Dislokimi më i madh në historinë e Turqisë, njësit ushtarake vazhdojnë drejt kufirit me Sirinë

Me mijëra autokolona ushtarake, dërguar për të përforcuar repartet në kufirin me Sirinë vazhdojnë  drejt pikës kufitare Turqi-Siri.

Sipas mediave turke, aktivitetet e fundit në kufi paraqesin një dislokim masiv e cila konsiderohet si më e madhja brenda historisë moderne të Turqisë.

Autokolona e përbërë nga automjetet ushtarake të lehta dhe të renda, të dërguara nga reparte të ndryshme të Turqisë, dje hynë në Komandën e Batalionit të 20-të të Blinduar në qendrën Halilije (Haliliye) të rrethit Shanllëurfa.

Mësohet se automjetet janë dërguar për të përforcuar njësitë ushtarake të dislokuara në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit, mjetet ushtarake, të dërguara nga reparte të ndryshme të vendit në fillim ndaluan në Hatay, pastaj u vunë sërish në lëvizje nga qyteza Hasa.

Nën masa të gjera sigurie autokolona ushtarake përparoi në drejtim të Gaziantepit.

Ndryshe, presidenti Erdogan që në fillim të muajit dhjetor të vitit 2018 paralajmëroj një operacion në pjesët lindore te lumit Eufrat të cilët aktualisht gjinden nën pushtimin e grupeve terroriste PKK/YPG.

Video Player

00:00
01:14

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne