Dita 9-të/ Studentët zhvendosin protestën tek Kuvendi

Protesta e studentëve studentore do të spostohet nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërisht atëherë kur do të fillojë edhe seanca plenare e javës.

Grumbullimi i studentëve do të bëhet nëpër fakultetet e tyre si gjatë këtyre dhjetë ditëve , në orën 8:30 deri në 9:30. Në 9:30 do të nisë marshimi drejt parlamentit.

Por, studentët kanë vendosur edhe një kusht për pjesëmarrësit: “Protesta duhet të vazhdojë paqësisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur,” thuhet në përfundim të njoftimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne