Dita e 35-të e grevës së urisë së të burgosurve palestinezë

Greva e urisë së të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ka hyrë në ditën e 35-të ndërkohë që të burgosurit palestinezë insistojnë ende realizimin e të drejtave të tyre legjitime.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se burimet palestineze të shtunën kanë thënë se gjendja fizike e disa të burgosurve palestinezë për shkak të grevës së urisë duke përfshirë edhe atë të Ahemd Sa’dad, sekretarit të përgjithshëm të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe po shkon drejt përkeqësimit. Ndërkohë dega ushtarake e grupeve palestineze kanë kërkuar mobilizim të përgjithshëm në mbështetje ndaj të burgosurve palestinez. Nga ana tjetër, Nikolaj Mladinov, koordinatori i OKB për paqe në Lindjen e Mesme, ka theksuar nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për çështjen e grevës së urisë që po mbahet nga të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne