Rajoni

Ditë historike për Kosovën, vendi do të bëhet me ushtri

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ligji u miratua me 106 vota pro, asnjë kundër. Në sallë kanë qenë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës Serbe.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.