Djali libanez falënderohet për refuzimin e garës kundër lojtarit izraelit

Lojtari i ri i shahut nuk pranoi të luante kundër homologut të tij izraelit sepse “Izraeli është armiku”.

Mark Abou Deeb, një lojtar shahu libanez tetëvjeçar, ka bojkotuar  lojen kundër kundërshtarit izraelitë në një turne në Spanjë, një vendim që i dha atij mbështetje të gjerë në Liban, Raporton Times of Israel.

Gjatë një interviste në  kanalin televiziv libanez OTV pas turneu, gazetaret e pyetën djalin pse ai nuk pranoi   te luaj, Abou Debiu tha: “Sepse Izraeli është armiku”. Pasi gaze taret e ripyeten djalin , ai  përsëriti përgjigjen e tij por me ze më të fortë, ata  i thane “Bravo”.

Abou Deeb konkurroi në  Nëntor në  Kampionati Botëror te Shahut në Kadet,  Santiago de Compostela , Galicia, Spanjë. Dy djem izraelitë, Guy Sivan dhe Tomer Sternfeld , konkurronin në të njëjtën kategori moshe si   Abou Deeb por nuk ishin rastisur kundër  konkurrenti libanez gjatë  turneut.

Megjithatë, Abou Deeb raportohet se tha përpara  ngjarjes se ai nuk do të luante kundër izraelitëve, sepse kjo do të nënkuptonte pranimin e “normalizimit”   me shtetin hebre

 

Vendimi i tij është lavdëruar,   ne  veçanti nga  Hassan Nasrallah , udhëheqësi i lëvizjes Hezbollah.

“Ne kemi shumë shembuj të nderuar  që  përballen  me normalizimin, “ tha Nasrallah   Nëntorit. “Mark Abou Deeb , një fëmijë i krishterë libanez, mori pjesë  ne një konkurs ndërkombëtar  shahu në  Spanje. Ai vendosi një kusht që ai nuk do të luajë me një izraelit sepse ai është një armik. Shpresa është këtu , me këta të rinj. “

Abou Deeb u pyet rreth komenteve te Nasrallah gjatë intervistes. Kur moderatoria e pyeti djalin nëse e dinte se kush është Nasrallah , ai u përgjigj: “Ai është një luftëtar i rezistencës. Ai e cliroi Libanin nga Izraeli “.

Dhe kur gazetarët pyetën nëse djali kishte diçka  per ti thene udhëheqësit e  lëvizjes, ai tha, “Faleminderit,”  raporton Times of  Israel.

Izraeli dhe Hezbollahu u përleshën   ne vitin 2006, kur  forcat izraelite pushtuan Libanin pasi Hezbollahu rrëmbeu dy ushtarë izraelitë   ne një bastisje ndërkufitare. Konflikti, i cili zgjati 34 ditë dhe mori jetën e   mbi 1.300 njerëz, u ndalua nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga OKB.

Marrëdhëniet libanezo-izraelite kanë mbetur të dobëta  per shumë dekada, me tensionet që përshkallëzohen kohëve te fundit mes tyre .  Dyshimet izraelite jane  se Hezbollahu po përdoret nga   Irani për të  fituar një luftë proxy kundra Israelit. Gjatë vitit 2018, politikanë, zyrtarë dhe gjeneralë si nga Izraeli ashtu edhe nga  Libani flasin per mundësin e luftes se hapur midis dy shteteve. Në Izrael, Hezbollahu konsiderohet grup terrorist./ sputniknews/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne