Doany: Turqia ka potencial të madh rritjeje

Shefi ekzekutiv i Telekomit Turk, Paul Doany ka deklaruar se tregu turk ka potencial të madh për rritje. Duke folur për Anadolu Agency (AA) ai ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të rritet në pesë vitet e ardhshme.

Doany tha se demografia e Turqisë mbetet “shumë e shëndetshme” për investime, duke shtuar se sistemi dhe rregullimet ligjore stimuluese në fushën e taksë-tatimeve janë mjaft të volitshme për hapjen e bizneseve të reja.

Rreth pozicionit të vendit, Doany tha se të gjitha kompanitë që investojnë në industri kanë qenë të suksesshme.

“Shumë vende janë penduar me lëvizjen që u kanë bërë në vende të tjera makinerive e pajisjeve të prodhimit të automjeteve”, tha ai.

Doany vlerësoi aftësinë e vendit për të shfrytëzuar burimet e sektorit privat për të financuar projekte të sektorit publik.

Shefi ekzekutiv i Telekomit Turk tha se Turqia ka gjetur një mënyrë për të ngritur infrastrukturën e saj kryesore duke vendosur barrën më të ulët në buxhetin e qeverisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne