Bota

Dokumentet osmane dëshmojnë pronësinë libaneze të territoreve nën pushtimin izraelit

Dokumentet e periudhës së Perandorisë Osmane dëshmojnë se Fermat Sheba, që përbëjnë një pjesë të Lartësive të Golanit, të cilat janë të pushtuara nga Izraeli, janë territore libaneze.

Autoritetet e rajonit Arkub, që përbëhet nga 7 qyteza në vilajetin Cenub, që ndodhet në juglindje të Libanit në vijën kufitare të Sirisë dhe Izraelit, bëjnë të ditur se ruajnë dokumentet e mbetura nga periudha osmane, që provojnë se Fermat Sheba janë toka të Libanit.

Kryetari i Bashkisë Sheba, Muhammed Saaeb tha se origjinali i dokumenteve osmane që kanë në duar mbrohet në arkivat e Turqisë.

Ai tha se këto ferma, që mbahen të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967, janë shumë të rëndësishme për banorët e rajonit, që e sigurojnë jetën nga bujqësia.

Saab bëri të ditur se pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për njohjen e “sovranitetit të Izraelit” mbi Lartësitë e Golanit ndjehet shqetësimi se mund të hedhë të njëjtin hap edhe për Fermat Sheba.

Në një postim që kishte bërë në Twitter më 21 mars 2019, Presidenti amerikan, Donald Trump kishte shkruar se “pas 52 viteve kishte ardhur koha që ShBA-ja të njohë plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit”.

Lartësitë e Golanit janë territor sirian. Izraeli i mban të pushtuara ato që nga viti 1967./ trt

OPINIONE