DOKUMENTI/ Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 të dyshuarit e çështjes “Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për cështjen “Toyota Yaris”, të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se është pushuar akuza “për mosdeklarimin e të ardhurave në kufi” për shtetasit Alfred Vladi, për Alban Mollaymerin, për Edi Likën dhe për Klevis Canin. I vetmi që do të mbajë përgjegjësi për këtë akuzë është Edi Lika.

foto galeri

Ndërkohë që nuk do të mbajë përgjegjësi për paratë, i akuzuari tjetër Agim Cekaj do të përgjigjet për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” pasi në momentin e arrestimit në banesën e tij u gjet një armë pa leje.

 

NGJARJA

 

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.
Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpallI në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ISHIN personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit bërë më 25 qershor, policia u lajmërua më 20 qershor nga burime vendase për një sasi të madhe eurosh të fshehura në disa autovetura.

Më 21 qershor, mabsdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor bëri identifikimin dhe ndalimin e mjetit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne