Dorëheqja e Xhafajt, Basha: Iku i shkatërruar, nuk arrestoi Dakon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sërish tek dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një bashkëbisedim me banorën e Manzës në Bashkinë e Durrësit, lideri i PD-së tha se Xhafaj u largua i shkatërruar.

Basha

“Xhafaj kishte frikë se si të shpëtonte vëllain e dënuar për drogë. Ai u largua i shkatërruar. Kjo është një arsye pse u largua. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit. Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës”, tha Basha.

Po ashtu Basha tha se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne