Dorëzohen te forcat turke tre terroristë të YPG/PKK-së

Të paktën tre terroristë të YPG/PKK u janë dorëzuar forcave të sigurisë në Turqinë juglindore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

Dy terroristë, të cilët u larguan nga radhët terroriste në veri të Irakut, u dorëzuan në pikë kufitare në provincën Sirnak, njoftoi ministria në twitter.

Terroristi tjetër, i cili shpëtoi nga grupi terrorist në veri të Sirisë, u dorëzua në pikë kufitare në provincën Mardin.

Ministria theksoi më tej se largimet nga organizata terroriste PKK vazhdojnë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega Siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne