Dorezohet Rama, myslimanet rihapin xhamine e Et’hem Beut njejte si ne vitin 1991 kur u rihap pas komunizmit

Rihapet xhamia Et’hem Beut ne Tirane pas reagimeve te shumta te nates se djeshme ku hoxhallare, aktiviste te shoqerise civile dhe besimtare reaguan ashper ndaj mbylljes se kesaj xhamie nga qeveria Rama. Nder te tjera besimtaret dje ne oret e vona kishin vendosur qe sot ne shenjte proteste te kryenin ritet fetare para xhamise nese ajo nuk do te hapej. Me sa duket kjo vendosmeri e besimtareve e frikesoje islamofobin Rama ndaj i dha urdher policise qe ta rihapnin xhamine.

Lajmin per rihapjen e xhamise e konfirmon edhe Agron Hoxha, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar ne nje status ne Facebook:

Xhamia e Et’hem Beut, perla e qendrës së Tiranës sot në mëngjes. Dhjetra turistë që presin në radhë ta vizitojnë dhe shijojnë artin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare islame.

Dje ka qenë një ditë e trishtë, kur dikush nga instancat e sigurisë së vendit, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo ligj të vendit, i pengoi njerëzit që ti afroheshin kësaj xhamie për tu falur apo për ta vizituar.

Nuk ka asnjë arsye që mund ta përligj diçka të tillë. As takimi i NATO-s. Polocia shqiptare ka mjaft kapacitete dhe njete për të siguruar perimetein e hotelit pa cënuar hyrjen në xhami. Edhe më herët janë organizuar samite të rëndësishme dhe janë pritur delegacione me masa të larta sigurie por xhamia e Et’hem Beut ka qëndruar përherë e hapur që prej Janarit të vitit 91 kur u hap pas komunizmit.

Dikush, që nuk denjoi as të njoftonte Komunitetin Mysliman paraprakisht me shkrim apo verbalisht, duhet të mbajë përgjegjësi…/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne