Dorëzoi mandatin, Garda i largon Berishës badigardët

Pasi dorëzoi mandatin, ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka qenë dhe President i Republikës i janë hequr dhe truprojat që e shoqëronin prej vitesh të caktuar nga Garda e Republikës.

Punonjësve të Gardës iu është komunikuar pas protestës së 16 shkurtit që do të rikthehen në funksionet e tyre brenda Gardës ku do të marrin detyra të tjera.

Por pas kësaj, badigardët kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit. Por sot ata e kanë shoqëruar privatisht ish-kryeministrin në protestën para parlamentit dhe tek Kryesia e Kuvendit por të paarmatosur.

Sipas ligjit, ish-presidenti dhe ish-kryeministri ruhen nga Garda për aq vite pas lënies së detyrës sa kanë qendruar në detyrë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne