Drama njerëzore në Arakan la një vit pas

Lotët e myslimanëve, të cilët u janë nënshtruar persekutimit sistematik për vite nuk kanë ndalur akoma, edhe pse ka kaluar një vit nga masakra që ushtria e Mianmarit ka ndërmarrë më 25 gusht 2017 kundër civilëve në Arakan me arsyetimin e luftës me militantët e armatosur.

Megjithëse ka kaluar një vit që nga 25 gushti, pika kulmore e persekutimit ndaj myslimanëve, populli i Arakanit, i cili ende jeton në kushte të vështira, pret që bota të shtrijë dorën e ndihmës ndaj tyre.

Shumica e popullsisë myslimane të Arakanit në Mianmar, të cilët kanë vuajtur nga persekutimi dhe shtypja sistematike që nga vitet 1970, ka emigruar në vendet e rajonit duke braktisur territorin e tyre.

Myslimanët e Arakanit, të cilët me një ligj të miratuar në vitin 1982 në vend kanë humbur të drejtat e tyre për shtetësi ata konsiderohen “pa shtetësi”, ndërsa nga Kombet e Bashkuara konsiderohen si një “pakicë fetare që vuajnë nga përndjekja”. Krahas dhunës ata janë të ekspozuar edhe ndaj diskriminimit ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Myslimanët që jetojnë në rajonin Arakan të Mianmarit pranë kufirit me Bangladeshin, nga qeveritë e deritanishme në vend konsiderohen si emigrantë nga Bangladeshi dhe në dokumentet zyrtare quhen si “Bengali”.

Në vendin ku ende janë të njohura zyrtarisht 135 grupe etnike, budistët nacionalistë radikalë kundërshtojnë njohjen zyrtare të myslimanëve të Arakanit.

Konfliktet mes budistëve dhe myslimanëve në krahinën Arakan në vitin 2012 zbuluan dramën e këtyre myslimanëve. Mijëra myslimanë u vranë brutalisht, si dhe u dogjën qindra shtëpi dhe biznese.

Myslimanët e Arakanit u përballën me dhunë dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve të nisura nga ushtria e Mianmarit në tetor 2016 pas sulmeve mbi disa pika të kontrollit policor në rajon, ku sërish objektivi kryesor i operacioneve u bënë përsëri civilët.

Data 25 gusht 2017 ishte një pikë kthese për këta myslimanë. Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë, të cilët si arsyetim treguan sulmet e njëkohshme të ndërmarra ndaj pikave kufitare në Arakan, filluan akte masive të dhunës dhe masakruan rreth 10 mijë persona. Në sulmet e shndërruara në spastrim etnik të ushtrisë dhe budistëve fanatikë, u shkatërruan më shumë se 350 fshatra si dhe më shumë se 700 mijë myslimanë të Arakanit u detyruan të strehoheshin në zonat malore dhe në Bangladeshin fqinjë duke kaluar nëpërmjet lumit ose detit.

Kjo tragjedi e myslimanëve të Arakanit që përpiqeshin të kalonin në këtë vend vazhdoi edhe përgjatë rrugës së migrimit, ku dhjetëra persona, shumica fëmijë humbën jetën si pasojë e hapjes së zjarrit. Gjithashtu gjatë këtyre udhëtimeve shumë herë barkat jo të sigurta u përmbysën nëpër lumenj dhe det, si pasojë e hapjes së zjarrit provokues të forcave të sigurisë së Mianmarit.

Qindra mijëra myslimanë të Arakanit që u strehuan në Bangladesh duke u larguar nga ngjarjet e dhunshme në Mianmar përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre nën kushte të vështira nëpër kampet në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit si dhe presin që dora e ndihmës së botës të zgjatet për ta.

Ndërkohë nga ana tjetër duket se është shumë e vështirë që myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh të kthehen në një kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre për shkak të shumë arsyeve. Shumica e myslimanëve të Arakanit nuk dëshirojnë të kthehen në Mianmar për sa kohë që atyre nuk u ofrohet siguri për jetën, nuk u rikthehen pronat e tyre dhe e drejta e nënshtetësisë.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe OKB dhunën kundër myslimanëve të Arakanit e emërtojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Pavarësisht se OKB po i bën thirrje qeverisë së Mianmarit për të ndaluar sulmet dhe masakrat kundër myslimanëve, priftërinjtë budistë dhe disa pjesëtarë të ushtrisë vazhduan trajtimin e tyre çnjerëzor, duke injoruar institucionet ndërkombëtare.

Shumica e vendeve myslimane janë kritikuar për ndihmë jo të mjaftueshme dhe për indiferencë ndaj dramës njerëzore të përjetuar si dhe përballë persekutimit ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe përpjekjeve të civilëve për largimin e tyre në Bangladesh.

Për t’i njoftuar botës dramën e pakicës myslimane zyrtarë të lartë turq, kryesisht Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, që nga fillimi i dhunës më 25 gusht e deri tani kanë zhvilluar biseda të shumta telefonike me liderët e disa vendeve, ministra dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Turqia, në shumë takime ndërkombëtare duke përfshirë edhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka qenë iniciatore për trajtimin e çështjes së Arakanit.

Që nga dita e parë e deri tani shumë institucione turke, si Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare (TDV), Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA), Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) kanë dhënë dorën e ndihmës dha vazhdojnë ende të ndihmojnë myslimanët e Arakanit që kalojnë nëpër Bangladesh.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu dhe Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit Erdoğan bashkë me një delegacion kanë vizituar vetë personalisht Bangladeshin dhe kanë shpërndarë ndihma për personat në nevojë dhe myslimanët e Arakanit.

Institucionet turke të ndihmave kanë ndërtuar rreth 8.800 shtëpi prej bambuje për refugjatët e Arakanit që jetojnë në kampet në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit, shtëpi këto të cilat sigurojnë që familjet e refugjatëve të jenë të mbrojtur nga shirat e shpeshtë dhe intensivë në rajon.

Institucionet dhe organizatat turke kanë dorëzuar shumë ndihma ushqimore, veshje, produkte të ndryshme të ndihmave humanitare si dhe kanë disa rrugë prej betoni dhe 12 vende tregje, mure mbrojtëse në disa fshatra për mbrojtje nga përmbytjet si dhe ka përfunduar ndërtimi i konvikti për vajza. Gjithashtu kanë përfunduar ndërtimi i 23 strehimoreve me 8 njësi për 184 familje si dhe janë plotësuar nevojat e strehimit për një mijë persona. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne