Dramatike në Sidnej: Fuoristrada sulmon një “Hijab House”

Një makinë tip fuoristradë u fut në një dyqan hixhabi në Sidnej, duke plagosur të paktën 12 persona

Dëshmitarët përshkruan incidentin duke thënë se panë njerëz të mbuluar me gjak dhe të përlotur pas incidentit. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur automjeti hyn dhunshëm në  “Hijab House”.

Nuk është e qartë nëse incidenti ishte i qëllimshëm, apo nëse drejtuesi humbi kontrollin e automjetit për shkak të një problemi shëndetësor. Policia konfirmoi se shoferi 51-vjeçar kishte një histori “probleme trafiku”, dhe se ai u transportua në spital për teste të gjakut dhe urinës.

Megjithatë, nuk ka indikacione se përplasja ishte e lidhur me terrorizmin, tha një zëdhënëse e policisë e New South Wales./muslimania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne