Drecun: Putin dërgoi një mesazh paqeje lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Mesazhi i Presidentit rus Vladimir Putin se Rusia do të mbështesë një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nëse është në përputhje me Rezolutën 1244 është një mesazh i paqes.

Kësisoj ka vlerësuar kryetari i të ashtuquajturit komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Milovan Drecun.

“Mesazhet e Putinit, edhe pse nuk kanë shumë fjalë, janë shumë të forta. Mesazhet nënkuptojnë se Serbia tani ka një mbrojtës të fortë, një vend të fortë pas dhe se në periudhën e ardhshme nuk do të jetë e vetme për të zgjidhur çështjen e Kosovës, Tha Drecun për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne