Drejtori i Komunikimeve të Turqise dënon bastisjen e ministrave izraelitë në xhaminë Al-Aqsa

Drejtori i Komunikimeve të Turqise, Burhanettin Duran, të dielën dënoi “në mënyrë të ashpër” bastisjen në xhaminë Al-Aqsa nga ministrat izraelitë, të shoqëruar nga grupe kolonësh dhe nën mbrojtjen e policisë izraelite.

“Sulmi ndaj xhamisë Al-Aqsa është pjesë e luftës së pistë dhe gjenocidit të Izraelit; është një provokim i ulët dhe përpjekje për ta pushtuar Al-Aqsa. Siç ka deklaruar Presidenti ynë, z. Recep Tayyip Erdogan: ‘Xhamia Al-Aqsa është vija jonë e kuqe,’” u shpreh Duran në platformën X.

Ai theksoi se Jerusalemi është “tokë e përbashkët” për të gjitha fetë abrahamike, dhe se xhamia Al-Aqsa është si qendër shpirtërore për myslimanët, ashtu edhe trashëgimi e përbashkët e njerëzimit.

Duran shtoi se Turqia do të mbrojë gjithmonë shenjtërinë e Al-Aqsas, pasi ajo përfaqëson “trashëgiminë tonë të përbashkët dhe kujtesën kolektive”, duke theksuar: “Ne vazhdojmë të qëndrojmë përkrah vëllezërve dhe motrave tona palestineze.”/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne