Drogë në studion e tatuazheve, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, në sajë të operacionit të koduar “Tattoo”, si dhe ka sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Të arrestuar janë Armando Behari, 24 vjeç, nga Tirana dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, nga Përrenjasi. si dhe u procedua në gjëndje të lirë O. Gj., 29 vjeç, nga Tirana.

Policia kishte informacion për këta persona se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 dorezë metalike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne