Duhet të shkatërrojmë Sirinë për shkak të Izraelit

Njëra nga porositë e postës elektronike e cila ka rrjedh nga serveri me të cilën është shërbyer ish sekretarja shtetërore amerikane Hillary Clinton konfirmon se administrata e Obamës në krye me Hillary Clinton kanë organizuar luftën në Siri që të ruhet baraspesha e forcave në rajon në dobi të Izraelit. WikiLeaks ka zbuluar se ish sekretarja amerikane ka urdhëruar fillimin e luftës në Siri me qëllim të përmbysjes së qeverisë siriane dhe presidentit Asad , duke theksuar se kjo është “mënyra më e mirë që të ndihmohet Izraeli”.

Dokumenti është njëri nga të shumtë të cilët janë klasifikuar me shenjën sekrete të State Departamentit amerikan i shënuar me numrin F-2014-20439 C05794498. Është hakuar relativisht lehtë, pasi që pjesën e komunikimit me të cilën Hillary Clinton, ish sekretare shtetërore amerikane nga viti 2009-2013, është shërbyer për punët shtetërore me serverin privat nga shtëpia e saj, e jo me serverin shumë më të mbrojtur të qeverisë amerikane.

Nga porosia qartë shihet se qëllimi i politikës amerikane nga vet fillimi ishte përmbysja në mënyrë të dhunshme të qeverisë siriane, vetëm për interesin e Izraelit.”Mënyra më e mirë që për shkak të aftësisë nukleare iraniane që të ndihmohet Izraeli është të ndihmohet popullata e Sirisë që të rrëzojë regjimin e Bashar al Asadit”, thotë Hillary Clinton. Edhe pse të gjitha raportimet e shërbimit sekret amerikan refuzonin mundësinë se programi iranian ka për qëllim të krijojë ”bombën atomike”, të cilën e ka konkluduar edhe Agjencioni ndërkombëtar për energjinë atomike. Hillary Clinton edhe më tutje shfrytëzonte gënjeshtrat që në emër të Izraelit “të arsyeton” shkatërrimin e Sirisë.

Ajo bile edhe mitin për programin iranian të bombës atomike e ndërlidh me Sirinë pasi ajo thoshte:” programi i bombës atomike në Iran kërcënon monopolin e Izraelit për armë nukleare në Lindjen e Afërt”. Në rast se Irani arrin armë nukleare, cek Clintoni, kjo do të mundësojë Sirisë dhe “kundërshtarëve të Izraelit” sikurse që janë Arabia Saudite dhe Egjipti, që edhe ato të bëhen fuqi nukleare, e krejt kjo kërcënon interesat e Izraelit, dhe për këtë shkak”Sirinë duhet shkatërruar”, cek ajo.

“Programi nuklear iranian dhe lufta qytetare në Siri mund të jenë të mos ndërlidhur, por ato faktikisht janë. Atë për shkak të cilit krerët ushtarak izraelit me të vërtetë shqetësohen, se do të humbasin monopolin nukleare. Aftësia e Iranit të arrijë armë nukleare nuk do të jepte fund vetëm monopolit nuklear, por do të mund të inkurajonte edhe shtetet tjera, sikurse Arabia Saudite dhe Egjipti të shkojnë rrugës nukleare.

Rezultati do të ishte baraspesha nukleare e pasigurt në të cilin Izraeli do të mund të përgjigjej në provokimet me sulmet ushtarake konvencionale kundër Sirisë dhe Libanit, të cilën gjë mund të bëjë edhe sot. Në rast se Irani arrin pragun e armatimit nuklear, Teheranit do të ishte shumë më lehtë të ftojë aleatët e tij në Siri dhe Liban që të sulmojnë Izraelin, duke ditur se armatimi i tij nuklear do të shërbejë si faktor frikësues në përgjigjen e Izraelit kundër Iranit”, shkruan Hillary Clinton në porosinë e cila përkujton në epruvetën me të cilën në Kombet e Bashkuara dëshmonte ekzistimin e “armëve për shkatërrim masive” të Sadamit.

“Marrëdhëniet strategjike në mes Iranit de regjimit të Bashar al Asadit mundëson Iranit që të minojë sigurinë izraelite. Kjo nuk do të ndodhte me sulmin e drejtpërdrejtë, pasi që në armiqësinë 30vjeçare në mes Iranit dhe Izraelit nuk ka ndodh, porse nëpërmjet forcave ndërmjetësuese. Fundi i regjimit të Asadit do të shkatërronte këtë aleancë të rrezikshme. Udhëheqja izraelite kupton mirë pse fitorja kundër Asadit është në interes të tij. Përmbysja e Asadit jo vetëm që do të ishte me dobi të madhe për sigurinë e Izraelit, por do të zvogëlonte edhe frikën e kuptueshme të Izraelit nga humbja e monopolit nuklear. Atëherë Izraeli dhe SHBA-të do të mund të zhvillojnë qëndrim të përbashkët për atë se programi iranian do të ishte aq i rrezikshëm që të mund të arsyetohet aksioni ushtarak”, shtoi ajo. ”Shkurt Shtëpia e Bardhë mund të zbus tensionet të cilët janë zhvilluar me Izraelin rreh Iranit, duke bërë sendin real në Siri. Me rrezikshmërinë e jetës së tij dhe familjes së tij, vetëm kërcënimi apo përdorimi i forcës do të ndryshojë mendjen e diktatorit sirian Bashar al Asadit”, shkruante në porosi Hillary Clinton.

Kjo porosi është edhe një provë se qeveria amerikane ishte sponsori kryesor i rritjes së terrorizmit në Lindjen e Afërt, vetëm që Izraeli të jetë i mbrojtur. Zbulon se edhe kriza e refugjatëve e vitit 2015, e cila kërcënoi me shkatërrimin dhe ndarjen e Evropës ishte e inkurajuar drejtpërsëdrejti me aksionin e qeverisë amerikane. Përveç kësaj, duhet shtuar qindra mijëra njerëz të vrarë në konfliktin sirian, i cili më vonë u zgjerua edhe në Irak, e gjithë kjo duke u falënderuar meritës së ish sekretares shtetërore amerikane Hillary Clinton dhe dy administratave të Obamës të cilët me të gjitha mënyrat kanë mbështetur”kryengritësit” dhe kanë inkurajuar luftën në Siri.

Prandaj ishte jashtëzakonisht shqetësuese mundësia që një psikopate sikurse Hillary Clinton, politika e së cilës ka sjell vdekjen dhe mjerim miliona njerëzve, mund të ishte presidente amerikane. Ky do të ishte lajmi më tronditës jo vetëm për Lindjen e Afërt por edhe për tërë botën. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësimet e vendimit të administratës amerikane të Donald Trumpit kur është në çështje Republika Islame dhe Lindja e Afërt në përgjithësi.

Përkundër fitores së forcave të Asadit, politika e Shtëpisë së Bardë kundrejt Izraelit dhe “armiqve” të tij mbetet e njëjtë, pa marr parasysh kush është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: LOGIČNO/ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne