Shqiperia

Durrës, kapen 5 kg lëndë narkotike në kamion, pranga drejtuesit

Përmes një njoftimi policia e Durrësit ka njoftuar se pas një kontrolli ka sekuenstruar rreth 5 kg e 300 gr lëndë narkotike.

Gjithashtu mësohet se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj, të cilët janë kapur duke kaluar kufirin me dokumenta të falsifikuara.Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike.

Gjatë peshimit të kryer nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve lënda narkotike e llojit Marijuanë ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gr, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Është arrestuar në flagrancë shtetasi T.H, 31 vjeç, banues në Durrës (drejtuesi i kamionit) dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H.Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.Gjithashtu , si rezultat i kontrolleve të dokumentacionit të udhëtarëve janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, konkretisht : • V.E, 30 vjeç, banues në Turqi;• S.A, 43 vjeç, banues në Turqi;• R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal. Policia Kufitare vijon punën për të goditur paligjshmërinë në kufi duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

 

OPINIONE