Durrës, protestojnë qytetarët

Dhjetra banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar paraditën e së dielës për infrastrukturën. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 15 minuta me kazanët e mbeturinave rrugën nacionale Durrës-Shijak, duke i vënë zjarrin.

Ata kërkuan që të rehabilitohej rruga që lidh Xhafzotajn me qytetin e Durrësit, e cila është tejet e amortizuar, shkruan Tv Klan.

Por kjo nuk është protesta e parë që ata kanë bërë për këtë problem. Edhe herë të tjera ata janë mbledhur bashkë duke kërkuar rehabilitimin e kësaj rruge

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne