Rreth 300 protestues janë mbledhur para Policisë së Durrësit, ku kërkojnë drejtësi për vdekjen e Klodian Rashës si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se protesta nisi përgjatë Sheshit Iliria, ndërsa përfundoi para drejtorisë së policisë, ndërsa në kor thërrasin; “Poshtë diktatura”.
Ata në shenjë kundërshtie bllokuan rrugën dhe nisën që t’i vendosnin zjarrin kazanëve të mbeturinave. Ndërkohë që nga pamjet live që transmetohen, disa të rinj janë shoqëruar nga policia. Po ashtu, disa protestues kanë hedhur mbeturina para Policisë.
(BalkanWeb)