Duterte pyet SHBA-të: ‘Kush jeni ju që na paralajmëroni?

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka kritikuar aleatin e ngushtë Shtetet e Bashkuara për përpjekjen për të penguar modernizimin e ushtrisë së vendit të tij dhe për paralajmërimin e Uashingtonit për blerjen e nëndetëseve ruse nga Manila.

“A është kjo mënyra se si e trajtoni një aleat dhe dëshironi që ne të qëndrojmë me ju për gjithë kohën? Kush jeni ju që të na paralajmëroni? “,tha Duterte në një fjalim në vendlindjen e tij Davao, duke iu drejtuar Uashingtonit, dhe duke shtuar se nëse Filipinet blejnë një nëndetëse nga SHBA, ndoshta do të eksplodonte, ashtu si helikopterët që ka blerë nga Amerika”. Duterte më tej akuzoi Uashingtonin se ka furnizuar Filipinet vetëm me pajisje ushtarake të përdorura, duke thënë se SHBA po i ofronte vendit të Azisë Juglindore sisteme të armëve të përdorura nga vendet e NATO-s. Më tej Presidenti i Filipineve tha: “Pse nuk i keni ndaluar vendet e tjera të Azisë të blejnë nëndetëse, pse na ndaloni neve? Ju dëshironi që ne të mbetemi prapa. Vietnami ka 7 nëndetëse, Malajzia ka 2, dhe Indonezia ka 8. Vetëm ne nuk kemi, nuk na keni dhënë asnjë.”/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne