Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë japin dorëheqjen

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar, të paktën dy këshilltarë socialistë janë dorëhequr.

Ervin Mete, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, është një prej atyre që dha dorëheqjen. Ai ka qenë dhe kryetar i partisë së themeluar nga Veliaj, G99 dhe që prej vitit 2013 ka qenë zëvëndësministër në disa ministri.

Këshilltarja tjetër që është dorëhequr është Genta Mezini. Përmes një emaili, ajo nuk ka dhënë arsye për dorëheqjen.

Mezini është zgjedhur këshilltare në këshillin bashkiak Tiranë fillimisht me LSI-në në mandatin 2015-19, por në 2017-ën pas votimit pro rritjes së çmimit të ujit, kaloi me PS-në. Edhe ne zgjedhjet e 2019 u zgjodh sërish keshilltare në listën e PS-së./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne