Dy të vdekur në rrugën e Kombit, pamje nga aksidenti i frikshëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Pamje nga ngjarja e rëndë ku gjithashtu janë plagosur edhe 3 të tjerë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Vtz9X1paxJE?feature=oembed]

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Wolswagen” dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimve apo të plagosurve.

Shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar. Personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe  Myftar Kovaçi, 52 vjeç.  Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë me iniciale N.K. F.K dhe L.D.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne