Dy vrasjet e vjetra, vendimi i Gjykatës që la në burg Behar Bajrin

Gjykata e Krimeve të Rënda la sot në burg 6 anëtarët e bandës “Bajri”. Mësohet se trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg, Behar Bajrin duke e akuzuar atë për dy vrasje të ndodhur në vitet 2001-2002.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedimin penal me nr 60 të vitit 2018, për veprat penale: Vrasje, shtrëngim për dhënie pasurie më anë të kanosjes ose dhunës, përcaktim i rezultateve në garat sportive, organizim i lotarive të palejuara si edhe pastrim i produkteve të veprës penale. Këtij procedimi i janë shtuar edhe procedimet penale, që ju përkasin ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Anëtarët e grupit Bajri dyshohen për disa vrasje dhe shpërthime me tritol të ndodhura përgjatë muajve të fundit në Shkodër, ndonëse zyrtarisht u janë listuar akuzat vetëm për dy vrasje të regjistruara në Shkodër përgjatë viteve 2001-2002.

Ngjarjet kriminale të Behar Bajrit:

Më 21/03/1999 rreth orës 20:30 në rrugën automobilistike Malësi e Madhe Shkodër, në Lagjen 10 Korrikur është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, nga i hetuari Behar Rustemi ( Bajri), në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Më 7/02/2001 rreth orë 08:25 në lagjen ‘Qemal Stafa’tek stacioni i mikrobuzave është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Arben Tuzi, me pasojë vdekjen e tij nga i hetuari Behar Rustemi ( Bajri), në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Me 20/06/2002 në fshati Dobrac, Shkodër në banesën e shtetasit Behar Rustemi ( Bajri në Shkodër) është vrarë me armë zjarri nga hetuari Behar Rustemi ( Bajri), shtetasja Fabjola Hyseni, e moshës 15 vjece, deklaruar si bashkëjetuese e tij.

Behar Bajri është prangosur në Holandë, bashkë me Samet Hallunin, anëtar aktiv i grupit kriminal.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne