Dyfishohet investimi i të huajve në pasuritë e patundshme në Turqi

Drejtoria e Përgjithshme e Tapive dhe Kadastrës informoi të martën opinionin publik në lidhje me blerjet e pasurive të patundshme nga shtetasit e huaj në Turqi.

Kreu i institucionit në fjalë, Zeki Adli, rikujtoi fillimisht se disa vite më parë janë shfuqizuar një sërë kufizimesh për shitjen e patundshmërive qytetarëve të huaj.

“Në vitin 2016, të huajt shpenzuan rreth 3,5 miliardë lira turke për të blerë pasuri të patundshme në vendin tonë. Kurse në 2017-n, kjo shifër arriti gati dyfishin e asaj të një viti më parë duke shkuar në rreth 6,6 miliardë lira turke. Deri më sot, 147 mijë e 924 qytetarë të huaj kanë blerë 68 mijë e 319 patundshmëri anembanë Turqisë. Sa u përket statistikave të vitit 2017, shohim që 24 mijë e 111 shtetas të huaj kanë blerë 15 mijë e 508 pasuri të patundshme”, deklaroi Adli.

Sipas tij, interesi i të huajve për Turqinë është rritur ndjeshëm.

“Të huajt dhe sidomos perëndimorët e admirojnë Turqinë në çdo aspekt”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Tapive dhe Kadastrës, Zeki Adli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne